Tottenham mposhti Man.United që në pjesën e parë me golin e shpejtë të Eriksen dhe autogolit të Phil Jones. Spurs ishin shumë të fortë ndaj skuadrës së Jose Mourinhos, i cili e aktivizoi që nga fillimi Alexis Sanchez i cili nuk dha asgjë për t’u mbajtur mend nga ndeshja. Ndërsa Manchester City tashmë mund ta festojë titullin sepse shkoi në +15 ndaj rivalit Man.United, pas fitores 3:0 ndaj WBA, me golat e Fernandinho, De Bruyne dhe Agueros. Citizens pa asnjë dyshim sivjet kanë qenë pa konkurrencë në Premier League.

Ndërsa, Chelsea nga ana tjetër pësoi humbje poshtëruese në shtëpi nga Bournemouth 0:3, duke përjetuar kështu disfatën më të thellë para tifozëve për këtë sezon. Wilson, Stanislas dhe Ake shënuan për miqtë në këtë fitore historike. Rezultatet tjera: Everton- Leicester 2:1, Newcastle-Burnley, Southampton-Brighton, Stoke-Watford 0:0.

(i.ç/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb