SHKODËR – Ashtu si në filma një i ri në qytetin e Shkodrës ka tentuar t’i ikë postbllokut të policisë pasi e ka përplasur atë.
Megjithatë uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e 22-vjeçarit me emrin Danjel Bunaj nga qyteti i Laçit.
Pasi ka shmangur forcat Shqiponja, i riu me Audi A3 është përplasur me furgonin e tyre. Vetëm pak metra më tutje BalkanWeb mëson se Bunaj ka humbur kontrollin e mjetit të tij duke tentuar të futet në një kthesë me qëllim ikjen në drejtim të padtur.
Aktualisht i riu po merret në pyetje ndërsa mjeti ipolicisë ka pësuar dëme të vogla.
(e.f/BalkanWeb)