TIRANE-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu mori pjesë të dielën në të katërtin marshim vjetor me biçikleta kundër homofobisë, organizuar nga Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT dhe ProLGBT.

Ky marshim është pjesë e aktiviteteve me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë, të cilat do të zgjasin gjatë një jave, bëhet e ditur përmes një postimi në faqen e Ambasadës Amerikanë në Tiranë, në rrjetin social “Facebook” .

“Kjo është gjithashtu edhe një ditë që ne të rikujtojmë se të drejtat LGBT janë të drejtat e njeriut. Por kjo është një ditë edhe për respekt dhe tolerancë. Sa pak që përfitohet nga urrejtja, por sa shumë mund të arrijmë nga dashuria”, citohet postimi i ambasadës amerikane në Tiranë.

(a.n/ata/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: