TIRANE – Vajza e aktores Ema Andrea, Sara Kapo është një nga më të komentuarat në showbizin shqiptar për shkak të fotove të saj provokuese apo deklaratave nëpër emisione ku flet gjithmonë pa doreza edhe për gjërat më intime.

Së fundmi vajza e aktores Ema Andrea ishte e ftuar në emisionin “Një kat më lart” ku gjatë intervistës moderatori e pyeti se cila është gjëja më e shëmtuar që ka parë ajo me të dashurin në rrugë apo në ekran Sara është përgjigjur se ka qenë ish e dashura e partnerit të saj.

Ajo ka treguar se atë natë nuk e ka zënë gjumi nga pamja që i doli para saj “Ish-e dashura e tij. Ishte shumë kështu. Nuk kam fjetur dot atë ditë”, u shpreh Sara duke qeshur dhe dukë thënë se është paka e keqe.

(BalkanWeb)
