Në harkun kohor të 6 muajve Barcelona ka shpenzuar rreth 300 mln euro për blerjen e dy lojtarëve, duke tronditur tregun e transferimeve dhe njëkohësisht duke dhënë idenë se katalanasit do të vijojnë me tratativat bombë në afatet kalimtare të ardhshme.
Sikundër pritej, zv/presidenti i klubit, Jordi Mestra në një deklaratë të fundit është shprehur: “60 milionë euro do të jetë buxheti i Barcelonës për merkaton e verës.”
Tifozët e Barcelonës padyshim që duhet të jenë shqetësuar nga kjo deklaratë, por e vërteta është se ata nuk duhen të mërziten sepse ky buxhet është thuajse në të njëjtat shifra me vitet e kaluara, por kësaj shifre për blerje të tjera të bujshme u shtohet edhe shumat që do të përfitohen nga shitjet që do të bëhen po gjatë verës.
(e.k/BalkanWeb)
