Shirat e dendura në ditët e fundit kanë shkaktuar përmbytje në mjaft vende por më keq se stadiumi i Vëllaznimit në Kosovë vështirë ta ketë pësuar ndokush. Pamjet e filmuara në Kërçovë, e bëjnë të duket stadiumin si një pishinë e madhe olimpike, ndonëse ngjyra e ujit nuk është e njëjta.

Shiu jo vetëm ka përmbytur fushën e stadiumit por edhe ka shkaktuar shumë dëme në ambientet e brendshme, duke e bërë pamjen mjaft kaotike.
27544617_1774309499542682_1972433621098683979_n

27459839_1774309482876017_4156587954888092161_n (1)

Duke parë situatën dhe vështirësitë për të rikthyer në gjendjen e mëparshme, klubi i Vëllaznimit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i ka bërë thirrje çdokujt që ka mundësi për të kontribuar të japë ndihmën e tij.

Statusi Vëllaznimit në rrjetet sociale

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb