TIRANE– Një incident ka ndodhur dje në një lokal natë në kryeqytet, ku një balerinë është dhunuar nga një klient.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet E.M., 27 vjeç ka goditur me grushte dhe shkelma 28-vjeçaren me inicialet K.B. Materialet ndaj të riut i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes në fjalë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit E.M, vjeç 27 banues në Kamëz, pasi në Kamëz, ka plagosur lehtë me grusht e shkelma, balerinën K.B, vjeç 28. Neni 89 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)
