Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon punonjës. Në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada amerikane ka shpërndarë njoftimin, ku kërkon një jurist për pozicionin e specialistit ligjor.

“Mundësi punësimi! Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë kërkon një kandidat për pozicionin e Specialistit Ligjor në Zyrën e Departamentit Amerikan të Drejtësisë të OPDAT”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Politika e misionit është të shpalli vendet e lira për Personelin vendas në faqen e internetit të ambasadës. Çdo njoftim ofron një përshkrim të shkurtër të pozicionit, kualifikimet minimale të kërkuara, afatin e fundit për dorëzimin e aplikimit, kushtet e tjera të punësimit, kushtet dhe procedurat.

Aplikimet që nuk arrijnë të adresojnë në mënyrë të qartë të gjitha kërkesat e specifikuara në njoftim nuk do të merren parasysh. Për përshkrimin e pozicionit dhe formularin e aplikimit, klikoni KETU

us fb

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb