Policia e Elbasanit ka ndaluar 7 persona të dyshuar për atentatin ndaj biznesmenit të njohur shkodran Lulzim Kulla, ku mbeti i plagosur.

Ngjarja ndodhi paraditen e 13 janarit në lagjen “Rus” në Shkodër ku mbeten të plagosur 8 persona, mes tyre dhe shënjestra Lulzim Kulla, i njohur si “i forti” i Shkodrës.

Vendi ku ndodhi atentati në Shkodër
Vendi ku ndodhi atentati në Shkodër

Sipas burimeve nga policia 7 personat dyshohet se vendosën tritolin në lagjen ‘Rus’ dhe organizuan atentatin e 13 janarit.

Po kështu që prej ditës së djeshme efektivë të Policisë së Shtetit, bashkë me atë lokale, RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar në Elbasan në kuadër të aksionit policor ‘Forca e Ligjit’.

Operacioni vjen pas shkatërrimit të një grupi të strukturuar kriminal, që u finalizua me arrestimin e 8 personave dhe sekuestrimin e armëve dhe një sasie droge.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb