Kupa e Portugalisë luajti mbrëmë gjysmëfinalen e parë dhe përballë ishin dy skuadra historike, Porto kundër Sporting-ut.
Ndonëse u realizua vetëm një gol, spektakli nuk mungoi dhe ekipi vendas, Porto, arriti të fitonte minimalisht 1-0 me gol të Soares, duke shkuar si favorite në ndeshjen e kthimit.
Për t’u veçuar ishte edhe një moment gjatë sfidës, i cili po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale. Rocardo Pereira, futbollist i Portës, ka turpëruar më shumë se askush tjetër Fabio Coentrao-n, në fillim duke e kaluar me një shpejtësi marramendëse, dhe më pas duke e bërë që të rrëzohen në tokë sikur ta kishte goditur njeri me snajper nga shkallët e stadiumit.
(e.k/BalkanWeb)
