Pas gati 2 muaj pushin të martën e ardhshme rikthehet “Uefa Champions League” me fazën më interesante të saj, atë me eliminim direkt. Një nga sfidat më interesante dhe të vështira për t’u parashikuar është Chelsea-Barcelona.
Këtë e deklaron futbollisti më i mirë i londinezëve Eden Hazard që në një inetrvistë të fundit shprehet se i druhet vetëm një lojtari, Lionel Messi-t, për të cilin thekson se nuk është i kësaj bote.
“Kë kam frikë të Barça? Ju e dini, është një tip që nuk është nga kjo botë. Ai është i veçantë, një lojtar klasi. Megjithatë, ky duel nuk vendoset nga një lojtar, por nga i gjithë ekipi”, tha ai në një intervistë për “Marca”.
“Kjo do të jetë një ndeshje e bukur e Ligës së Kampioneve. Ne në këtë sezon nuk jemi aq mirë sa në të kaluarën dhe ata janë në formë shumë të mirë. Por në fund të fundit mbetet një ndeshje me eliminim direkt dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodhë. Për këtë e duam futbollin. Jam i sigurt se mund t’i mposhtim nëse luajmë si një skuadër”, u shpreh Hazard.
(e.k/BalkanWeb)
