TIRANE – Jona Kalemaj, finalistja e Big Brother 7, edhe pse i shkoi deri në fund kësaj aventure, nuk ia doli të fitonte 100 milionët. Por mori gjithçka deshi nga ai Big Brother: “Mua Big Brother më ka ndryshuar jetën”, – thotë ajo sot. Është gjëja më e bukur që ka bërë në jetë dhe që, pa asnjë dyshim, do ta përsëriste miliona herë të tjera.

Kështu tha Jona sot, nga studio e Pasdite në Top Channel, ku ishte e ftuar pak muaj pas lindjes së vajzës së dytë. Sot, kur kanë kaluar katër vjet që nga Big Brother 7, pavarësisht se shumë banorë i janë rikthyer jetës së tyre jashtë vëmendjes mediatike, për Jonën nuk ka ndodhur kështu. Edhe pse nuk ka dashur, me çdo veprim të saj, në rrjetet sociale ose jo, Jona ka përfunduar në titujt kryesorë.

Megjithëse gjithmonë ka dashur të jetë e rezervuar, sot Jona ka treguar se edhe dashuria e jetës fillesat i paska pasur në Big Brother. Bashkëshorti i Jonës dhe fansi i saj më i madh, e njohu atë nga Big Brother. Për fatin e tij të mirë, ishte kushëri i Fatjonit dhe Matildës, një prej çifteve të vërteta dhe më luftarake të atij edicioni.

Pasi aventura përfundoi, Matilda dhe Fatjoni ia prezantuan Jonës kushëririn e tyre dhe pas atij takimi erdhën edhe të tjerë, derisa lidhja u konsolidua. Sot, Jona është një nënë e lumtur e dy vajzave si yje Ejsi dhe Santa 3 muajshe.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: