Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është ndarë shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në ndeshjen e sotme ndaj PSG-së.
“Los Blancos” e mposhtën PSG-në me rezultat prej 3 me 1 në 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, por duhet të presin ndeshjen e kthimit për ta siguruar kualifikimin më tej.
Zidane thotë se ekipi i tij zhvilloi ndeshje të mirë, megjithatë insiston se në Paris e pret një ndeshje shumë e vështirë.
“Shënuam fitore të madhe sonte, por e dimë se është edhe një ndeshje për t’u zhvilluar, do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Gjatë gjithë takimit luajtëm ndeshje të mirë. Bëmë presion të lartë dhe vazhduam të bëjmë lojën tonë edhe kur ata kaluan në epërsi. Është një fitore mëse e merituar”, është shprehur Zidane.
(i.ç/BalkanWeb)
