IRAK- Pas një beteje të gjatë dhe të përgjakshme, ku ISIS arriti të merrte qytetin Ramadi, tani ndjehet frika se militantët po përgatiten të sulmojnë kryeqytetin e Irakut, Bagdadin, që ndodhet vetëm 110 kilometra larg.
Ekspertët e sigurisë thonë që nëse ekstremistët arrijnë të depërtojnë në Bagdad, do të ndodhë një masakër e përmasave gjigante, shkruan “Express”.
Militantët e ISIS po kërkojnë në çdo cep mbështetës të qeverisë irakiane për t’i asgjësuar, ndërsa OKB ka bërë thirrje që të ndërhyhet sa më shpejt për të shmangur një tjetër krizë humanitare.
Në lindje të qytetit janë mbledhur rreth 3000 militantë shiitë nga ku po përgatisin një kundërofensivë, por duke qenë se mbështeten nga Irani, Uashingtoni i frikësohet nisjes së një tjetër beteje të përgjakshme fetare.
(el.sp/BalkanWeb)
