TIRANE – Prej vitesh, ai po zhvillon karrierën e tij si aktor në Gjermani dhe Turqi. I njohur për rolet kult në disa filma të suksesshëm, ai i fundit në serialin gjerman “Winnetou”, aktori Nik Xhelilaj është shfaqur ditët e fundit në një event të dedikuar artistëve në Turqi.
Detaji që ka rënë më shumë në sy, ka qenë pikërisht mjekra e rritur e tij. Përveçse një mashkull i kuruar dhe me stil, me pamjen e tij të re, Niku ngjante më shumë si aktor turk.
Nuk dihet ende ndonjë detaj konkret, nëse ai ka qenë i ftuar nderi në këtë aktivitet, apo si pjesë e ndonjë produksioni të ri kinematografik, por gjithsesi me shumë mjeshtëri, ai ka ditur të le sërish gjurmë me protagonizmin e tij.
(BalkanWeb)