NGA ANILA JOLE*

Në atmosferën e tensionuar mes Shqipërisë dhe Greqisë, kryeministri Aleksis Tsipras ka në plan të vizitojë Tiranën. Lajmi jepet nga agjencia e lajmeve “Greek reporter”, e cila ashtu si “Kathimerini” e “To Vima”, e interpreton si “pretendim territorial të Shqipërisë”, qëndrimin e qeverisë shqiptare se kërkimet greke për hidrokarbure, po zhvillohen në territorin shqiptar.

“Greek Reporter” shkruan se pas ankesës zyrtare të MPJ shqiptare, qeveria e Tiranës i ka kërkuar Greqisë të paraqesë hartat e eksplorimit në kufijtë mes dy vendeve. Sipas analistëve, Tirana zyrtare në këtë mënyrë vë në pikëpyetje kufijtë ekzistues si pjesë e idealit të një “Shqipërie të Madhe”, një vend që do të përfshijë të gjitha territoret e Ballkanit ku ka popullatë shqip-folëse.

Analistët gjithashtu thonë se në këtë çështje mund të jetë e përfshirë Turqia. Pas ankesës së Tiranës, Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias është duke vlerësuar që të mos marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Evropës Juglindore (SEECP) në Tiranë të premten, ndërkohë që kryeministri Aleksis Tsipras po konsideron ta vizitojë Tiranën për këtë samit, më 26 maj.

 

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: