Nga: ZONJA VJOLLCA
200 gr miell misri
400 ml ujë
4 lgj vaj ulliri
½ lk sodë buke
3 kokrra vezë
100 gr djath i thërrmuar
½ tufë majdanoz
Nenexhik i freskët
Kripë, piper i zi
2-3 lgj miell gruri për pudrosje
Vaj për skuqje
Në një tenxhere me 3 ½ gota ujë shtojmë kripë dhe 4 lugë vaj ulliri. Përziejmë miellin e misrit me sodën e bukës dhe sapo uji të ketë marrë valë e shtojmë në tenxhere duke e trazuar vazhdimisht derisa të formohet një brumë i trashë. E pjekim më pas siç veprojmë me hallvën derisa brumi të shkëputet nga anët e tenxheres.
E hedhim brumin në një tas që të ftohet pak dhe shtojmë në të vezët, djathin e thërrmuar, majdanoz të grirë, kripë, piper të zi dhe nenexhik. E punojmë mirë masën e krijuar dhe realizojmë më pas qofte me madhësi mesatare.
Nxehim vajin për skuqje, kalojmë qoftet për pudrosje në miell gruri dhe i skuqim ato nga të dy anët. I shërbejmë më pas të nxehta shoqëruar me kos ose me pak xaxiq.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)
