TIRANE- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë Per Strand Sjastad.
Përmes një mesazhi në faqen e ‘Facebook’-ut Kryemadhi pohoi se Norvegjia mbetet një partner i rëndësishëm për rritjen ekonomike të Shqipërisë.
MESAZHI I KRYEMADHIT
Kënaqësi të takoja sot Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Z. Sjaastad.
Norvegjia mbetet një partner i rëndësishëm për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Ambasadori konfirmoi gadishmërinë për të shtuar bashkëpunimin midis dy vendeve. ?? ??
(ed.me/BalkanWeb)
