TIRANE- Blendi Klosi është emëruar ditën e sotme Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Pasi Erion Veliaj dha dorëheqjen nga posti i ministrit për të kandiduar për kryetar i Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, në këtë post është zgjedhur Blendi Klosi. Emërimi i Klosit tashmë i ka shkuar për dekretim Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit.
Pasi njoftoi emërimin e deputetit të PS-së, Blendi Klosi, në këtë post, kryeministri Rama tha se “Klosi do të çojë me tej reformat e nisura nga Erion Veliaj”.
Sipas procedurave ligjore, propozimi i kryeministrit për emërimin e ministrit të ri të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i dërgohet për dekretim Presidentit të Republikës, dekret i cili miratohet më pas nga Kuvendi i Shqipërisë.
(el.sp/BalkanWeb)
