Një situatë shumë e pazakontë ka ndodhur së fundmi në futbollin ekuadorian. Në ndeshjen e Kupës mes ekipeve U-20 të Independiente del Valle dhe River Plate futbollistët e dy skuadrave u përfshinë në një sherr në fushë.
Angelo Preciado, i cili luan për Independiente, u ndje i kërcënuar nga lojtarët e kundërshtarë dhe si pasojë vendosi të marrë masa. Çuditërisht ai vendosi të shkulte flamurin e goditjes së këndit dhe të kundërsulmonte kundërshtarët.
Një situatë sa e çuditshme dhe qesharake në të njëjtën kohë.
(e.k/BalkanWeb)