MAQEDONI – Martesa e Adelina Tahirit me milionerin maqedonas është e rrethuar nga luksi. Çdo ditë shohim postimet e dhuratave të shtrenja që këngëtarja tregon në rrjetet sociale.
Po ashtu shtëpia e çiftit e cila nuk ka përfunduar ende është e arreduar me aksesorë që kapin e vlera marramendëse. Të paktën këtë na e ka treguar vetë Adelina me postimet e saj në Instagram duke shkruar se shtëpia është në rregullim e sipër duke zbuluar një ambient luksoz.
Sot këngëtarja me anë postimeve në Instastory ka vendosur t’i habisë të gjithë me sendet që ka blerë për shtëpinë. Në njërin postim shihet një armë zbukurimi e pajisur me diamante, një statujë shqiponje prej floriri dhe disa sende të paketuara.
Ndërsa në postimin tjetër Adelina tregon abazhurin e madh me kristale. Vlen për të kujtuar që këngëtarja nga Maqedonia është në pritje të një djali .
Adelina Tahiri është martuar me avokatin Serjoza Markov.
(er.cu/BalkanWeb)