TEPELENE- Moti i acartë me ngrica dhe reshjet intensive te dëborës kanë përfshirë të gjithë vendin. Dëbora e dendur ka bllokuar sidomos zonat malore dhe rrugët rurale. Problematike situata paraqitet edhe në zonën e Tepelenës, ku si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, është bllokuar rruga që çon në fshatin Lekdushk.

Mësohet se në këtë zonë, niveli i dëborës ka arritur në 50 centimetra, ndërkohë që vijon të bjerë ende me intensitet.

Si pasojë e motit të keq, banorët e fshatit Lekdushk që kanë mbetur të bllokuar nga dëbora, prej dy ditësh vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: