TIRANE- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika dhe dy ish-zyrtarët e tjerë të akuzuar për korrupsion me rrugët.
Në seancën e sotme, Gjykata la në fuqi vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda për Dashamir Xhikën, ish-drejtor i ARRSH-së, dhe dy ish-drejtorët e menaxhimit të projekteve Aksel Qurduka dhe Albens Alite.
Tre ish-zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre dhe për korrupsion në ndërtim e rrugës Tiranë-Elbasan, për një dëm ndaj shtetit, që prokurorët për Krimet e Rënda e llogarisin në rreth 80 milionë euro.
(BalkanWeb)
