Portieri i Liverpool, Loris Karius, konfirmon edhe një herë se është i fiksuar pas biondeve pasi së fundmi është parë në krahët e modeles angleze Ianthe Rose.

Pas Pamela Reif dhe Annelie Alpert, gardiani i portës së “the reds”, duket se ka gjetur qetësinë te një tjetër biondeje. Së fundmi çifti është parë në rrugët e Liverpool duke bërë ‘shopping’ në rrugët e Liverpulit.

Biondja ‘shpërthyese’ Rose është mjaft e njohur në botën e ‘showbiz’ edhe për shkak të shfaqjes së shpeshtë të saj në rrjetet sociale. E nëse Karius deri më tani e ka shpëtuar portën e Liverpool nga gjuajtjet e kundërshtarëve kështu nuk mund të thuhet për Ianthe Rose, e cila duket se e ka tronditur.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb