ITALI– Policia italiane në Ruguza ka shkatërruar një rrjet të shpërndarjes së kokainës dhe hashashit, ndërsa në pranga janë vendosur 12 persona mes të cilëve 6 shqiptarë.

Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë të rinj dhe dy prej tyre janë nën moshën 18 vjec. Shqiptarët e arrestuar janë: Elvis Maloku, 20 vjeç; Alandro Maloku, 21 vjeç; Erion Rapaj, 26 vjeç; Dragan Hasanaj, 24 vjeç; Skerdjan Hazizaj 24 vjeç dhe Z.A, 18 vjeç.

Hetimi për grupin kriminal ka nisur që në pranverën e vitit të kaluar. Ata shpërndanin kokainë në qytet madje dhe tek vajzat e reja të cilat shpesh ofronin favore seksuale në mungesë të parave, njofton media italiane meridionews.
nhrtghbn
2 OK
OK 3
OK 4

1 OK
(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb