KOLUMBI- Armata Kolumbiane ka rrëzuar pretendimet e Policisë Shqiptare se operacioni për kapjen e 613 kg kokainë ishte i palës shqiptare.

Në faqen zyrtare të Marinës kolumbiane thuhet se operacioni që u zhvillua në Maminas të Durrësit është i përbashkët. Po ashtu Armata Kolumbiane thekson se kontejneri ishte nisur në mesin e janarit nga Kolumbia.

“Droga ishte nisur në mesin e janarit nga Kolumbia dhe i përkiste një grupi të trafikut të drogës ‘Clan del Golfo’. Clan del Golfo’ ka kontakte me disa porte në Evropë. Vlera e drogës së kapur shkon në 37 milionë dollarë. Do vijojmë operacionet e përbashkëta”, thuhet në njoftimin e Armatës.

armada

Ndërkohë, media meksikane “Sipse” tha se kokaina e sekuestruar nga policia shqiptare i përket një nga strukturave më të rrezikshmet në Kolumbi, që ka kontakte me disa porte në Europë, ku dërgon drogën.

“Rreh 613 kg kokainë të kamufluar në një kontejner me banane u zbuluan në portin shqiptar të Durrësit në një operacion të koordinuar nga marina kombëtare kolumbiane, agjencitë ndërkombëtare dhe policia shqiptare,” e nis artikullin media meksikane.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: