FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në burg 43-vjeçarin Lulëzim Demiraj nga Vlora, një prej autorëve të grabitjes me armë në pikën e këmbimit valutor në Fier. Ndërkaq në seancën e sotme për dhënien e masës së sigurisë, është zbuluar se ka qenë pikërisht Demiraj ai që ka qëlluar me automatik, duke plagosur Gëzim Hoxhën dhe vrarë Agur Vrenozin.

43-vjeçari akuzohet për “vjedhje me pasojë vdekjen” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Gazetari Ervis Kuci raportoi për “BalkanWeb” se pasi ka dëgjuar palët, gjyqtarja Matilda Shalla ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Demiraj. Edhe dy autorët e tjerë të grabitjes do të qëndrojnë në burg deri në fund të hetimeve.

Grabitje me armë zjarri tronditi qytetin e Fierit, ndërsa i mori jetën 54-vjeçarit Agur Vrenozi, i cili tentoi të ndalonte grabitësit. Tre autorët grabitën në kërcënimin e armëve agjencinë e këmbimit valutor, duke marrë prej aty 6 360 euro dhe 954 900 lekë por u kapën pas një operacioni të shpejtë të policisë, rreth 1 orë e 30 minuta pas ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: