Në tre ndeshjet e fundit Lionel Messi ka arritur të shënoje në të treja me goditje dënimi, duke e bërë këtë mënyrë realizimi të duket e thjeshtë si një penallti.
Mediat spanjolle jo thjeshtë kanë mbetur të befasuara nga ky ritëm shënimi në pozicione të tilla, por edhe kanë provuar të zbulojnë ‘hilenë’ që përdor argjentinasi.
Përveçse është analizuar me detaje harkimi që i jep topit, apo forca e goditjes, mediat spanjolle pretendojnë se për të realizuar Messi lojtarët e Barcelonës përdorin një ‘hile’ që nuk e lejon portierin për të parë.
Një video e publikuar shpjegon rrengun që provojnë disa herë Busquets, Rakitiç dhe Pique që t’i mundësojnë Messi-t të shënojë para Oblak përballë Atletico Madrid. Ata shihen duke krijuar atë që quhet barrierë e dyfishtë, më saktësisht duke zgjeruar barrierën në mënyrë të tillë që të pengojnë që portieri të shohë edhe në krahun e tij momentin e gjuajtjes.
Kamerat kanë regjistruar Pique teksa thotë “nuk e sheh, nuk e sheh”, pak çaste para se Mesi të godasë topin të cilin portieri i Atletico-s e sheh vetëm kur kalon barrierën, duke mos reaguar në kohë për ta mbajtur.
(e.k/BalkanWeb)
