Milan e mbyll në mënyrën më të mirë kampionatin në shtëpi, duke fituar bindshëm 3-0 kundër Torino-s.
Kuqezinjtë kanë dominuar të gjithë ndeshjen duke shënuar dhe 3 gola me anë të El- Shaarawyt në minutat 18 dhe 65 dhe një gol i Pazzinit me penallti në minutën e 57.
El Shaarawy është rikthyer pas një dëmtimi në ndeshjen me Torinon duke shënuar dy gola ndërkohë që golin e fundit e kishte shënuar në nëntor të 2014 përballë Samdorias.
Ndërkaq për Giampaolo Pazzinin ky është goli i 100 në Seria A.
Të dy skuadrat kanë mbetur me 10 lojtarë për disa minuta për shkak të daljes me karton të kuq të Zaccardos në minutën e 43 dhe Molinaros në minutën e 56.
Për 23 minuta në fushë ka zbritur në fushë dhe lojtari i kombëtares shqiptare i cili luan me Torinon, Migjen Basha.
