PERMET- Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim më komisariatin e Përmetit kanë arrestuar një 34-vjeçar, pasi i janë gjetur në banesë lëndë narkotike. Në pranga ka përfunduar R.J 34 vjeç, banues në Katundishtë, Këlcyrë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Policisë, iu gjet e sekuestrua një sasi prej 28 kilogramë e 850 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
(d.d/BalkanWeb)
