POGRADEC- Tentoi të përdhunonte një 25-vjeçare, shpallet në kërkim 38-vjeçari. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit.
Burime nga policia lokale bëjnë me dije se shtetasi M.B., nga Rrajca teksa ka shkuar mbrëmjen e djeshme në banesën e vajzës me iniciale B.H ka tentuar të abuzojë seksualisht me këtë të fundit.
Sapo u njoftuan për ngjarjen, forcat blu nisën hetimet dhe bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të 38-vjeçarit.
(ed.me/BalkanWeb)