Lionel Messi është bërë sot baba për herë të tretë. Ylli i Barcelonës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë djalin e tyre të tretë.

Më pas Messi ka postuar edhe një foto të djalit të quajtur Ciro të sapoardhur në jetë.

“Mirë se erdhe Ciro!! Falë Zotit çdo gjë shkoi mirë. Edhe mamaja edhe ai janë shumë mirë. Jemi shumë të lumtur”, ka shkruar ai në diçiturën e fotos, të publikuar në Instagram.

Çifti njoftoi tetorin e kaluar lajmin e mrekullueshëm. Më pas, Antonella bëri me dije se do të bëhej sërish nënë e një djali pas Thiagos (5 vjeç) dhe Mateos (2 vjeç) të cilin do ta quanin Ciro.

Të dy bashkëshortët kanë lindur në Rosaria, në Argjentinë, Lionel Messi, 30 vjeç, dhe Antonella Roccuzzo, 30 vjeç u njohën sëbashku në vitin 1996, por lidhja e tyre nisi dhjetë vite më vonë. Ata u martuan në qershorin e vitit 2017 në qytetin e tyre të lindjes.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: