Gjykata e Lartë në Podgoricë ka urdhëruar një muaj paraburgim për një 36-vjeçar shqiptar nga Kosova me dyshimin se e ka përdhunuar dhe shantazhuar një ulqinak me inicialet B.N., 68 vjeç.

Incidenti ka ndodhur para shtatë ditësh kur shqiptari nga Kosova me iniciale E.R., siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Srna”, i kishte kërkuar ulqinakut që ta çojë deri tek Plazhi i Madh dhe atje e ka përdhunuar, bën me dije policia malazeze, transmeton Koha.net.

Ata të dy ishin në një lidhje e cila kulmoi kur shqiptari nga Kosova nisi ta shantazhonte ulqinakun me fotografi komprometuese. Shqiptari nga Kosova mohoi në polici dhe prokurori ta ketë përdhunuar ulqinakun.

Nga Policia thuhet se shqiptari nga Kosova ka precedentë kriminalë si në Kosovë dhe në Mal të Zi për vjedhje.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb