IRAN- Një avion privat turk, me 11 udhëtarë në bord, u rrëzua në Iranin jugperëndimor, siç raportojnë iraniane.

Avioni privat në pronësi të Turkish Basaran Holding ishte nisur nga Sharjah, i Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa në bord kishte tetë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, njoftoi Agjencia iraniane e lajmeve (ISNA).

Rrëzimi ndodhi në Kiyar mes Provincës Chaharmahal dhe Bakhtiari. Të gjithë personat në avion kanë humbur jetën.

Mediat e huaja raportojnë se një nga udhëtarët ishte një anëtar i familjes së biznesmenit Huseyin Basaran.

Mediat turke më herët raportuan se vajza e Basaranit dhe shtatë nga miqtë e saj po ktheheshin nga një parti në Dubai. Ajo kishte planifikuar të martohej muajin tjetër, njoftoi agjensia e lajmeve “DHA”.

Shkaqet e rrëzimit janë ende të paqarta.
(m.a/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb