TIRANE- Një shpërthim i dyshuar me lëndë eksplozive ka ndodhur para pak minutash në një dyqan celularësh në Tiranë.
“BalkanWeb” mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pjetër Budi” pranë ish Drejtorisë së Higjienës.
Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur një person i cili është dërguar në Spitalin e Traumës për ndihmën mjekësore. I plagosuri është shitësi i dyqanit Gentian Hoxha 26 vjec.
Forca policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.



(d.d/BalkanWeb)
