NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
2 lgj fara kia (firma Teuta)
600 gr speca të kuq
1 tufë qepë të njoma
300 gr gjizë / djath të bardhë
Lëngu i 1 limoni
Kripë, piper i zi
Pergatitja
Vendosim farat e kias në një gotë me 6 lugë ujë dhe i lemë të zbuten për 10 minuta.
Presim specin në 2 gjysma për së gjati, i pastrojmë mirë nga fijet dhe farat. Më pas qepët e njoma i lajmë mirë dhe i presim në unaza.
Trazojmë farat kia tashmë të zbutura. Në një tas vendosim djathin e thërrmuar ose gjizën, qepët e njoma, farat e kias, lëngun e 1 limoni, kripë dhe piper të zi. Të gjithë këta përbërës i përziejmë mirë dhe më pas me këtë masë mbushim gjysmat e specave. I vendosim më pas në furrë në temperaturën 170 gradë Celsius për 12-15 minuta.
(da.xha/BalkanWeb)
