TIRANE– Pas përplasjeve mes artistëve dhe Ministrisë së Kulturës për Teatrin Kombëtar, qeveria ka vendosur ta prezantojë sot publikisht projektin. Në orën 17:00 në sallën e Ekspozitave në Kryeministri do të prezantohet “Projekt-Propozimi i Teatrit të Ri”.

Kryeministri Rama ka shkruar në faqen e tij në “Facebook” se Teatri i ri do të ngrihet mbi gërmadhën e të vjetrit.
29103373_10155640421856523_6873438564122624000_n
Teksa shpërndan fotografi nga gjendja aktuale e teatrit, kryeministri shkruan se projekti është një nisme frymëzuese për një Partneritet Publik-Privat në funksion të kulturës e të zhvillimit ekonomik e social.
29063709_10155640421951523_7499662899166576640_n
Ndërkohë, gjatë seancës së sotme në Komisionin e Medias opozita kërkoi të zhvillohet një seance dëgjimore me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, përpara prezantimit të projektit. Nuk dihet ende nëse ministrja do të paraqitet në Komision përpara orës 17:00, por me shumë gjasa kjo seancë nuk do të zhvillohet sot.
29176905_10155640422041523_1108929163911233536_n

29063662_10155640422166523_7669988906850320384_n

29134020_10155640422341523_5510558566798327808_n

29066673_10155640422516523_7358934619221131264_n

29136991_10155640422506523_3079494171162050560_n

29103889_10155640422651523_1736179815750303744_n
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb