TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka vizituar pasditen e sotme nxënësit e aksidentuar në Vëzhëzhë të Skraparit, të cilët ndodhen të shtruar në Spitalin e Traumës. Meta u ka uruar gjimnazistëve shërim sa më të shpejtë.
Kujtojmë se minibusi me 15 nxënës doli nga rruga mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Vërzhezhë. Nxënësit ishin të moshave 14-17, ndërsa të plagosur mbetën prej tyre. Mjeti rrëshqiti duke dalë jashtë rruge dhe më pas u rrëzua poshtë kodrës.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur nëntë nxënës, të cilët u dërguan në spitalin e Beratit për të marrë trajtim mjekësor, ndërkohë që një 16-vjeçare u nis drejt spitalit të Traumës.
(ed.me/BalkanWeb)