Victoria Lopyreva, modelja dhe prezantuesja ruse e cila është zgjedhur ambasadore e Botërorit ‘Rusi 2018’, ka postuar disa foto në rrjetet sociale me Francesco Totti-n, legjëndën e Romës.
Aktorja ruse mjaft e njohur ishte prezente të martën në “Olimpico” për të ndjekur nga afër ndeshjen e “Champions League” mes Romës dhe Shakhtar Donetsk. Në fotot me Totti-n ajo shkruan:
“Faleminderit për mbështetjen në fushatën ‘Diskriminim zero’. Kemi nevojë për ty.”





(BalkanWeb)
