VLORË– Policia e Vlorës arrestoi sot në flagrancë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, 40-vjeçarin Arjan S. Hyskaj.

Arrestimi i tij u krye në lagjen “29 Nentori”, pasi ka vjedhur me dhunë duke e kercënuar me mjete te forta (kaçavidë), shtetasin: E.Ç., vjeç 29, banues në Vlorë, të cilit i ka marrë shumën prej 2100 lekë të reja.

Gjykata e ka dënuar më parë këtë shtetas për veprat penale “Plagosje e rëndë” dhe “Vrasja”, e mbetur në tentativë.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: