TIRANË-Shefi i ri i politikës së jashtme të Partisë Demokratike, Kreshnik Collaku ka përshëndetur dje zgjedhjen e ekipit të ri drejtues të Partisë Demokratike.
Collaku ka falënderuar kryetarin e ri të PD Lulzim Basha për besimin që i ka dhënë kurse ish-kryetarin Sali Berisha për motivimin e vazhdueshëm që i jep partisë.
“Sot për mua është dita për të falenderuar me mirënjohje çdo anëtar të Këshillit Kombëtar për votën dhe mbështetjen që më dhanë.
Një falenderim me mirënjohje për kryetarin Lulzim Basha për vlerësimin dhe besimin që më dha.
Një falenderim dhe mirënjohje të palëkundur për Sali Berishen, për mbështetjen, energjinë dhe motivimin e pashtere që na jep.
Një mirenjohje e thelle per cdo demokrat qe me ka mbeshtetur dhe dhënë forcë tërë këto vite e vazhdojnë e bëjnë aq fisnikërisht dhe pa u lodhur.
Sot kjo mbështetje është një përgjegjësi e madhe për të gjithë ne.
Sot fillon punën një skuadër e re në drejtimin e PD. Sot fillon punën një skuadër e re në drejtimin e opozitës. Sot fillon udhën një skuadër e re në misonin për të dëgjuar vëmendshëm, për të kuptuar dhe reflektuar sinqerisht për cdo mesazh dhe nesër për të drejtuar me përgjegjshmeri dhe cilesi ,shumicen e qytetareve te nje Shqiperie te mire qe po ndeshkohet nga nje qeverisje aventurieresh.
Sot një skuadër e re në drejtim të PD zgjedh të mbaje me ndershmeri dhe pergjegjesi kete peshe, ne nje rruge qe destinacion ka suksesin.
Suksesi i saj garantohet nga nje element themelor: Ne besojmë se ka një Shqipëri të mirë, dhe ne të gjithë e duam atë !!!”
(d.b/BalkanWeb)
