Superkompjuteri i “TalkSPORT’s” i bërë i famshëm për parashikimet e rezultateve në sfida të mëparshme ka përllogaritur këtë herë fituesit e ndeshjeve çerekfinale të “Champions League”.

Ai parashikoi saktësisht eliminimin e Manchester City-t nga FA CUP në sfidën me Wigan si dhe eliminimin e Manchester United nga Sevillia në 1/8 e “Champions League”.

Parashikimet e superkompjuterit për çerekfinalet

Liverpool 4-3 Manchester City

Munich's head coach Pep Guardiola and Dortmund's head coach Juergen Klopp greet each other during the German Bundesliga soccer match between FC Bayern Munich and Borussia Dortmund at Allianz Arena in Munich, Germany, 01 November 2014. Photo: Lukas Barth/dpa (ATTENTION: Due to the accreditation guidelines, the DFL only permits the publication and utilisation of up to 15 pictures per match on the internet and in online media during the match.)
Munich’s head coach Pep Guardiola and Dortmund’s head coach Juergen Klopp greet each other during the German Bundesliga soccer match between FC Bayern Munich and Borussia Dortmund at Allianz Arena in Munich, Germany, 01 November 2014. Photo: Lukas Barth/dpa (ATTENTION: Due to the accreditation guidelines, the DFL only permits the publication and utilisation of up to 15 pictures per match on the internet and in online media during the match.)

Në çerekfinale do të kalojë Liverpool i cili në “Anfield” do të fitojë me shifrat 3-1, ndërsa në ndeshjen e kthimit në “Etihad Stadium” do të humbasë minimalisht 2-1.

Sevilla 1-4 Bayern Munich

Sevillia e cila nuk ka humbur asnjëherë në Spanjë ndaj një skuadre gjermane sipas superkompjuterit do ta bëjë sefte kundër Bayern Mynchen. Skuadra e Montella-s do të humbasë 1-2 në fushën e saj, ndërsa në ndeshjen e kthimit në “Allianz Arena” do të pësojë një disfatë 2-0.

Juventus 1-2 Real Madrid

juve
Kjo përballje do të jetë ndeshja më e balancuar, por në gjysmëfinale do të kalojë Real Madrid. “Zonja e vjetër” do të barazojë 1-1 në ‘Bernabeu’, ndërsa në ndeshjen e kthimit në Itali do të humbasë minimalisht 0-1 me gol të realizuar nga Ronaldo.

Barcelona 4-1 Roma

Barcelona sipas superkompjuterit do të sigurojë kualifikimin që në ‘Cam Nou’ ku do të fitojë pastër 3-0, ndërsa në ‘Olimpico’ Roma do të marrë një barazim 1-1.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb