Nuk do të ishte aspak habi nëse sot do të kishim një Lionel Messi i cili përfaqësonte ngjyrat e Italisë apo të Spanjës.

30-vjeçari është i grumbulluar me kombëtaren e Argjentinës për ndeshjen miqësore me Italinë në “Etihad Stadium”, por nga ajo që raportohet nga “Goal.com” futbollisti fitues i 5 herë “Topit të Artë” mund të kishte zgjedhur për të përfaqësuar dy kombëtaret e sipër cituara.

Messi mund të luante për Italinë

Prindërit e yllit të Barcelonës kishin dy origjina italiane. Messi, në të vërtetë, do të kualifikohej me një pasaportë italiane nëpërmjet gjyshit të tij të madh, i cili u transferua nga Recanati në vendin e lindjes së pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, në Rosario, viti 1883. Nuk ka asgjë të shënuar për të sugjeruar që Federata Italiane e Futbollit është përpjekur që ta bindë Messin, sa ishte fare i ri, për t’u angazhuar në formacionin italian. Megjithatë, duke parë mundësitë e aktivizimit me Argjentinën, por edhe me Spanjën, kuptohet se tentativat për shërbimet e tij do të kishin dështuar.

Messi mund të luante për Spanjën

Me Italinë jashtë gare, ishte mundësia e një shkëmbimi të logjikshëm midis vendit të lindjes së Messit, Argjentinës, dhe vendit të banimit, Spanjës, për shkak të një gjyshi të madh katalanas, i cili ka lindur në Balaguer. Pas lëvizjes së Messit në Barcelonë, drejtori i klubit të futbollit, Carles Rexach, e shtyu Federatën Mbretërore Spanjolle për të siguruar të ardhmen e lojtarit. Ishte dëshira e Messit për të përfaqësuar Argjentinën, megjithatë, që bëri që Federata e Futbollit të Argjentinës ta zyrtarizonte me Albiceleste, në dy miqësore të U-20, në vitin 2004, kundër Paraguajit dhe Uruguajit. Pas tre golash në këto dy ndeshje dhe 11 golave dhe 16 golave në sezonet e tij të ardhshme për U-20, Messi u promovua në U-23 dhe përfundimisht në kombëtaren e parë. “Kur isha fëmijë, prisja që të merrja një telefonatë nga AFA (Federata Argjentinase e Futbollit), – thotë Messi në librin e tij, “Messi, The Patriot”. – Unë u pyeta jozyrtarisht nëse doja të luaja për Spanjën, por gjithmonë thashë se dua të luaj për ekipin tim kombëtar, sepse e dua Argjentinën dhe këto janë ngjyrat e vetme që dua të përfaqësoj. Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i zjarrtë i ekipit kombëtar. I kam shikuar lojërat në televizion, sepse nuk munda të shkoja kurrë në stadium e t’i shikoj si tifoz”.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb