ITALI– Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjecare prezantuesi i njohur italian, Fabbrizio Frizzi.

Lajmi konfirmohet nga familja e tij, ndërsa mësohet se Frizzi vdiq pas një hemorragjie cerebrale.

“Faleminderit Fabrizio për të gjithë dashurinë që na dhurove”, shkruajnë bashkëshortja, Carlotta, vëllai Fabio dhe familjarët e tjerë të tij.

Frizzi prezantoi gjatë karrierës së tij 73 programe.

Por, programet e tij më të famshme janë Miss Italia (1988-2002) dhe (2011-2012) si edhe emisioni ”L’Eredita”’.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: