RUSI-Një ortek ka spostuar disa makina të parkuara në një stacion skish duke i shtyrë disa metra.

Pamjet vijnë nga stacioni i Monte Elbrus, në Kaukazin e Veriut në kufirin mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Masa e madhe e dëborës ka zbritur me shpejtësi drejt rrugës duke marrë përpara të gjitha makinat e vendosura aty. Fatmirësisht asnjë i plagosur.

Ata pak njerëz që ishin present në atë moment kanë arritur të shpëtojnë.

Me 5642 metrat e tij, Mali Elbrus është mes dhjetë maleve më të rëndësishme në botë dhe një nga zonat e skive më të populluara.
Orteku mund të jetë shkaktuar si pasojë e ngritjes së menjëhershme të temperaturave në këtë zonë.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: