Argjentina mori një goditje të rëndë para Boëtrorit duke u mundur 6-1 nga Spanja në takimin miqësor të zhvilluar mbrëmë në “Ëanda Metropolitano”. Ndonëse në aspektin e rezultatit nuk vlen shumë pasi ishte vetëm një ndeshje përgatitore, ndryshe mund të thuhet për aspektin psikologjik.

Një ndër ata persona që e vuajtën më shumë ishte Lionel Messi, i cili e pati të pamundur për të zbitur në fushë për shkak të një dëmtimi të vogël. “Pleshti” i cili kritikohet pafund për kontributin e tij me kombëtaren, u largua i irrtur nga tribuna e stadiumit.

Në mbrojte të futbollistit të Barcelonës ka dalë Diego Costa, sulmuesi i Spanjës që mbrëmë realizoi 1 nga 6 golat. Pas ndeshjesh futbollisti ‘bomberi’ i “La Roha-s” ka deklaruar: “Kur Messi nuk luan Argjentina transformohet në një tjetër ekip. Stili ynë i lojës do të ishte ndryshe nëse Messi do të ishte në fushë.

Në Argjentinë dëshirojnë pafund të kritikojnë Messi-n. Sonte, ata e panë se kush janë pa Lionel-in. Argjentina duhet të kujdeset për Messi-n, duhet të jenë mirënjohës.

Argjentina duhet të imagjinojë, nëse Messi nuk do të zgjidhte të luante për ata si do të ndiheshin?”

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb