Argjentina u “dhunua” nga Spanja në miqësoren e zhvilluar në “Wanda Metropolitano”, në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Botës.

“Furitë e Kuqe” i dhanë një shuplake të fortë ‘albiçelesteve’, me një ‘tripletë’ të Isco-s, në superformë, dhe nga një gol të Diego Costa-s, Iago Aspas dhe Thiago Alcantara.

Megjithatë 11-shja e Jorge Sampaolit nuk ishte më e mira, si shkak i mungesës së Messi-t që e ndoqi ndeshjen nga tribuna apo të lojtareve si Icardi e Dybala që nuk u grumbulluan fare!

Një humbje kundër Spanjës, edhe si rrjedhojë e mungesave, mund të justifikohej, por ama 6-1 është e ”turpshme” për një ekip që rreshtohet ndër favoritet e Kupës së Botës.

Kjo u pa shumë qartë edhe në fytyrën e kapitenit në tribuna, Lionel Messi-t, që nga zhgënjimi u largua akoma pa mbaruar sfida!

Por sjellja e tij në dhomat e zhveshjes ishte tamam ajo e një kapiteni. ”Ne do e kapërcejmë këtë së bashku, të bashkuar,”-mësohet të jetë shprehur Messi, duke inkurajuar ekipin për të vazhduar përpara dhe larguar ndonjë ndjenjë faji apo inferioriteti, që mund të ndikonte në performancën e Rusi 2018!

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb