Shenja me dy gishta në formë V-je ka disa kuptime. Shumë njerëz kujtojnë Presidentin amerikan Richard Nixon, i cili e përdorte shpesh këtë gjest, si dhe Winston Churchill-in, i cili e përdorte atë si shenjë për fitoren (në anglisht, Victory).

Churchill e ndryshoi drejtimin e V-së, duke e treguar pëllëmbën e kthyer së jashtmi, për të shmangur konotacionet e turpshme që simboli kishte në Britaninë e Madhe, nëse performohej me pëllëmbë të drejtuar së brendshmi.

Në vitin 1960, V-ja u bë simboli i paqes.
Sot përdoret më së shumti si shenjë paqeje, shenjë e përshëndetjes së njerëzve të njohur etj.

Shenja V u përdor për herë të parë, nga sa dimë, nga një harkëtar britanik, pas fitores së Betejës së Agincourt-it në vitin 1415.

Një harkëtar francez e kishte kërcënuar se do t’i priste dy gishtat, të cilat mbanin harkun, shkruan bota.al. Pas betejës, harkëtarët britanikë tregonin dy gishtat, për të thënë se ishin të padëmtuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: