Pak ditë më parë boksieri amerikan, Deontay Wilder, shokoi me deklaratën e tij duke u shprehur se ‘dua një kufomë në ring për rekordin tim’. 32-vjeçari i cili mban titullin kampion në WBC, peshat e rënda, ka një rekord fantastik prej 40 fitoresh në po kaq ndeshje, 39 prej të cilave janë me nokaut.
Prej kohësh përflitet për një duel me britanikun Anthony Joshua, i cili mbrëmë pas titujve WBA, IBF dhe IBO, arriti të merrte edhe ËBO kundër Joseph Parker.
I pyetur pas kësaj fitoreje për deklaratat e Wilder, Joshua është përgjigjur: “Wilder është Wilder, unë nuk dua një kufomë në rekordin tim. E them lutjen time të shkurtër në fillim të ndeshjes, lutem për sukses dhe për shëndetin e kundërshtarin. Lutem që ai të jetë shëndoshë sapo të largohet nga ringu.”
Kjo deklaratë e Joshua është përshëndetur pasi është tregues si ai nuk është vetëm një sportist, por edhe njëri i madh.
(e.k/BalkanWeb)
