TIRANE – Këngëtarja e njohur nga Shkupi Adelina Tahiri së fundmi ka qenë pjesë e mediave rozë për shkak të martesës së saj me avokatin maqedonas Serjova Markov.

Kjo martesë është komentuar gjatë për shkak të diferencës së madhe në moshë që kanë çifti. Këngëtarja madje është shfaqur pak e kursyer edhe me fotot me bashkëshortin Gjthsesi Adelina në një nga postimet e saj në Instagram ka shkruar se dashuria nuk njeh moshë dhe krahinë. Ajo duket mjaft e lumtur, pasi është edhe në pritje të fëmijës së saj të pare, i cili është djalë.

Prive.al ka publikuar një foto të re ku shihet Adelina së bashku me bashkëshortin dhe familjen e saj. E ëma i qëndron pranë, ndërsa babai i lumtur po shkrep foton.

